PSG huazon te Leipzigu futbollistin e kombëtares së Holandës

Futboll

PSG huazon te Leipzigu futbollistin e kombëtares së Holandës

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:21
Xavi Simons

Pas një sezoni në radhët e PSV Eindhovenit, ku shënoi 22 gola dhe dha 12 asistime në të gjitha garat, Xavi Simons po largohet sërish nga Paris Saint-Germain në formë huazimi.

Mesfushori sulmues holandez ishte kthyer në Paris, por nuk u stërvit kurrë me shokët e tij. Dhe nga sot ai është futbollist i Red Bull Leipzigut.

Klubi gjerman ka njoftuar firmosjen për një vit të kontratës së lojtarit të lindur në vitin 2003.

Xavi Simons, tashmë pjesë e përhershme edhe në kombëtaren holandeze, do të vazhdojë rrugën e tij të rritjes në Bundesligë. Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat