​Ballkani luan me këto fanella sonte

Futboll

​Ballkani luan me këto fanella sonte

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:47
​Ballkani

Ballkani sonte do të luajë si mysafir ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka hyn në këtë sfidë me avantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë.

Kmapionët e Kosovës kanë bërë të ditur se sonte do të prezantohen me fanellën e dytë të re për edicionin e ri garues, që është e dominuar nga ngjyra e bardhë.

“Kemi kënaqësinë t'i prezantojmë fanellat e dyta, me të cilat kampionët tanë paraqiten në ndeshjet që i zhvillojmë në udhëtim. Pikërisht me to, futbollistët tanë do të paraqiten sonte, në ndeshjen e dytë kualifikuese, për rrethin e parë të UEFA Champions League, ku luajmë si mysafirë të skuadrës bullgare, Ludogorets.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat