Inter heq dorë nga Romelu Lukaku

Futboll

Inter heq dorë nga Romelu Lukaku

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:33
Lukaku

Inter ka ndërprerë negociatat me Chelsea për të rikthyer Romelu Lukaku në Milano.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, aventura e qendërsulmuesit belg me zikaltërit është mbyllur përfundimisht.

Lukaku gjatë natës kishte tentuar të rregullonte marrëdhëniet me Interit, duke kontaktuar Ausilon në telefon. Megjithatë, drejtoi sportiv shpjegoi se sjellja e orëve të fundit nuk i ka bërë mirë Interit.

Inter arriti marrëveshjen me Chelsea për kartonin e Lukakut, por në moment, zikaltërit morën vesh që Juventus kishte hyrë në bisedime sekrete me lojtarin belg dhe ai u kishte premtuar kohë atyre.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi i Interit, të cilët thuhet se kanë hequr dorë përfundimisht nga tentativa për ta firmosur nga klubi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat