Nuhiu shpreh optimizmin para sfidës evropiane

Futboll

Nuhiu shpreh optimizmin para sfidës evropiane

Nga: K. G. Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:50
Nuhiu

Haverfordwest nga Uellsi është kundërshtari i Shkendijës së Tetovës në rrethin e parë kualifikues të Conference League në futboll. 

Ndeshja luhet nesër (20.00) në Shkup.

Trajneri i Shkëndijes, Ardian Nuhiu, shpreh optimizmin në konferencë me gazetarë. 

“Kam 40 ditë që jam në Shkendijë, jam i kënaqur me atë që kam gjetur, ka lojtarë me potencial të madh”, tha mes të tjera Nuhiu.

Nuhiu ka theksuar se beson te lojtarët dhe është i bindur se do të bëjnë maksimumin për të fituar ballafaqimin.

“Jam i kënaqur me ekipin, kemi shumë lojtarë të përgatitur taktikisht.

Kam besim te lojtarët dhe besoj se nesër do të japin maksimumin.

Nga ndeshja në ndeshje do të bëhemi më të mirë, në çdo ndeshje futem që të fitojmë dhe dua të aplikoj një stil loje që do ta bëjë skuadrën më dalluar”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat