Galatasaray nuk ndalet

Futboll

Galatasaray nuk ndalet

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:31
Davinson Sanchez

Galatasaray nuk ndalet!

Pas mbylljes së marrëveshjes për transferimin përfundimtar të sulmuesit argjentinas të PSG, Mauro Icardi, te kampionët turq, të Galatasaray, këta të fundit kanë filluar punën për transferimin e një tjetër lojtari me përvojë në futbollin evropian e sidomos në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “gjigandët” turq janë vënë pas qendërmbrojtësit kolumbian të Tottenham, Davinson Sanchez, i cili pas 5 vitesh në Londër është gati për një “aventurë” të re.

Vetë qendërmbrojtësi e dëshiron një largim nga Tottenham dhe fanella e “verdhekuqve” të Stambollit është një mundësi shumë e e mirë për të shkëlqyer sërish me performancat e tij në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat