Gerrard bën parashikimin e bujshëm

Futboll

Gerrard bën parashikimin e bujshëm

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:16
Gerrard

Steven Gerrard del në krah të Arabisë Saudite dhe duket i bindur për potencialin e projektit.

Trajneri dhe ish-legjenda e Liverpool-it ka pranuar kohët e fundit detyrën e trajnerit të Al-Ettifaq, me premtimin për të ndërtuar një skuadër të madhe për kampionatin.

Domethënë tani është një nga përfaqësuesit e Saudi Pro League: “Mund të bëhet një nga kampionatet më të mirë në botë, nuk kam dyshime për këtë”, ka thënë Gerrard.

“Të gjithë kemi ambicie dhe objektivin për ta përmirësuar këtë kampionat. Kur kam ardhur këtu jam ndier si në shtëpi”, ka thënë ish-mesfushori anglez.

A do të mjaftojnë yjet mbi 30 vjeç që kanë lënë Europën për Arabinë Saudite?

Mes këtyre të fundit janë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, përveç Kante dhe përforcimit të fundit Brozovic. Ndërsa sheikët sauditë nuk kanë arritur të bindin trajnerë të ndryshëm si Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat