Cikalleshi mbyll aventurën në Arabinë Saudite, rikthehet në Turqi

Futboll

Cikalleshi mbyll aventurën në Arabinë Saudite, rikthehet në Turqi

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:16
Pamje nga prezantimi

Sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi është rikthyer tek klubi turk, Konyaspor.

Reprezentuesi kuqezi e ka mbyll huazimin në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Khaleej, skuadër në të cilën shënoi 10 gola dhe bëri tri asistime.

Cikalleshi është rikthyer te Konyaspor, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij

Sulmuesi shqiptar, sipas medieve turke, nuk pritet të largohet gjatë kësaj verë, pasi klubi turk e sheh pjesë të projektit për sezonin e ri. 

Cikalleshi thuhet se mund të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë për të blerë kartonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat