Skriniar: PSG ishte një zgjedhje e thjeshtë

Futboll

Skriniar: PSG ishte një zgjedhje e thjeshtë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 15:08
Skriniar

Ishte një marrëveshje e mbyllur me kohë, por tani është bërë zyrtare: Milan Skriniar është një lojtar i ri i Paris Saint-Germain.

Ish-mbrojtësi i Inter-it ka dhënë deklaratat e tij të para si lojtar i PSG-së për kanalet e klubit francez.

Bien në sy fjalët për formën fizike që e ka kushtëzuar gjatë gjithë sezonit të kaluar tek Inter-i:

“Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, kam qenë i dëmtuar, kam pasur një problem në shpinë. Por tani gjërat janë më mirë, ndihem në formë.

“Kam luajtur dy ndeshje me kombëtaren sllovake, kështu që jam gati.

Pasi kam rikuperuar nga dëmtimi, jam stërvitur vazhdimisht, kështu që jam në 100%, dhe ndoshta edhe më shumë”.

KLUBI – Në lidhje me zgjedhjen për të shkuar te PSG, Skriniar ka thënë: “Për mua ka qenë një zgjedhje e thjeshtë. Kur një klub si

Paris Saint-Germain të kërkon, zgjedhja është e shpejtë. Kam qenë shumë i lumtur kur kam zbuluar se kisha mundësinë të vija këtu.

“Kam parë shumë ndeshje të PSG-së dhe mendoj se të gjithë në të gjithë botën i shikojnë ndeshjet e Paris Saint-Germain, të gjithë e dinë se ka lojtarë të mëdhenj këtu.

“E di se është një nga skuadrat më të mira në botë, zgjedhja u bë në një sekondë! Pres me padurim të filloj punën me shokët e ri të skuadrës dhe të takohem me të gjithë në klub”.

Nëse ndiej presion? Ekziston gjithmonë presioni kur bëhesh pjesë e një skuadre të nivelit të lartë, por më pëlqen. Jam një mbrojtës dhe jam gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat