Capello: Ancelotti zgjedhja e duhur për Brazilin

Futboll

Capello: Ancelotti zgjedhja e duhur për Brazilin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:22
Capello

Fabio Capello nuk ka asnjë dyshim që kolegu i tij Carlo Ancelotti do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në stolin e Brazilit.

“Carlo është më i miri nga të gjithë. Nuk mund të fitosh kudo në Europë sic ka bërë ai që drejton nëse nuk je i aftë ta bësh këtë detyrë.

Tani shkon në Brazil, që i ngjan Real dhe nuk do të gabojë. Edhe ata në Brazil kanë gjetur një trajner që gabon shumë pak”, tha Capello.

“Problem për Carlo mund të jetë fakti që nuk ka shumë kohë në dispozicion për të trajnuar, pak kohë për të krijuar grupin. Në kombëtare ka gjithnjë pak kohë për gjithcka. Shpresoj të ketë fat për të gjetur një grup solid lojtarësh dhe ndonjë lider që të dëgjon e udhëheq këtë grup. Gjithashtu, të ketë lojtarët në formë në momentin që do t’i ketë në dispozicion”, u shpreh Fabio Capello.

Objektivi i Carlo Ancelotti është botërori 2026 me Brazilin, ndaj Capello që ka drejtuar më parë kombëtaren e Anglisë i jep disa këshilla: “Kombëtaret që fitojnë botërorin arrijnë të krijojnë mentalitetin e duhur, një grup që u reziston presioneve të ndryshme, të medias, tifozëve etj. Në një klub, nëse gabon një ndeshje ke tjetrën pas 7 ditësh, ndërsa në kombëtare i takon sërish lojtarët pas një muaji. Nëse flet cdo ditë me grupin arrin të transmetosh shumë gjëra”.

“Carlo duhet të rinovojë këtë ekip dhe t’i besojë atyre që njeh, si Vinicius, Rodrigo, Militao…

Për fat, ai njeh shumë prej tyre, kanë qenë në ekipet e tij si Richarlison, Casemiro, Marquinhos. Duhet t’i zgjedhë si duhet, i ndjek kollaj pasi të gjithë luajnë në Europë. Gjithsesi, Carlo arrin të transmetojë besim te lojtarët e tij.

Ai nuk luan asnjëherë në të njëjtën mënyrë, por në abzë të lojtarëve që ka dhe kjo e bën unik. Është i aftë të kuptojë lojtarët që ka, ka karakter, duron, flet me skuadrën dhe është i besueshëm”, tha Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat