Juventus i tregoi derën kapitenit

Futboll

Juventus i tregoi derën kapitenit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:15
Pirlo e Bonucci

Pasi zbarkoi në Serie B si trajner i ekipit të Sampdoria, Andrea Pirlo kërkon të ndërtojë një skuadër kompetitive për t’u rikthyer sa më shpejt mes të të mirave.

Për këtë arsye, Pirlo ka telefonuar mikun e tij Leonardo Bonucci, duke e ftuar të luajë për fanellën e skuadrës gjenoveze.

Pak ditë më parë, Juventus i komunikoi Bonucci se nuk bën më pjesë në planet e tij, duke e lënë të lirë të largohet e gjejë një ekip të ri. Mediat italiane pranojnë se klubi bardhezi e kapiteni mund ta mbyllin marrëveshjen me mirëkuptim, duke bërë që transferimi i Bonucci te Sampdoria të jetë me koston zero.

Pirlo ka nevojë për një mbrojtës me përvojë dhe Bonucci mund të rinisë një aventurë të re në moshën 36-vjecare. Natyrisht që ish-mbrojtësi i kombëtares do të pranojë edhe një ulje rrogë nëse zbret një kategori më poshtë.

Bonucci për momentin po reflekton për këtë ofertë që i ka bërë Pirlo, duke pranuar se ka marrë një telefonatë nga miku i tij. Pirlo e njeh mjaft mirë Leonardo Bonucci, pasi dikur e ka stërvitur kur ishte trajner i Juventus, ndaj kërkon ta ketë sërish pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat