Bellingham: Beckham më uroi për kalimin te Real Madrid

Futboll

Bellingham: Beckham më uroi për kalimin te Real Madrid

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:01
Bellingham

Jude Bellingham vazhdon me raundin e tij të intervistave në eventet promovuese përpara se t’i bashkohet para-sezonit të Real Madrid si ylli i madh që nënshkroi klubi spanjoll për sezonin e ri.

Lojtari anglez foli për agjencinë e lajmeve “PA Media” se si do të përshtatet me klubin e tij të ri dhe me gjuhën spanjolle.

“Është shumë më e lehtë për të mësuar spanjisht se sa gjermanisht. Kam studiuar spanjisht në klasën e nëntë dhe duke parë prapa, do të kisha vazhduar ta studioja.

Kam një aplikacion në telefonin tim, nëntë ditë më parë fillova ta marr seriozisht.

E dëgjon dhe fillon të kapësh gjëra të vogla, edhe në televizion me intervsta me futbollistë të tjerë dhe kështu del pak më e natyrshme seç mendoni.

Beckham? Ai më dërgoi një mesazh për të më ururuar më të mirat.

Është një nga ato transferime për të cilat të gjithë flasin. Ju dëgjoni shumë gjëra dhe këshilla dhe unë jam shumë i mirë në filtrimin e të mirës nga e keqja dhe deri më tani gjithçka ka qenë pozitive nga ish-lojtarët”, ëhstë hsprehur Bellingham, mesfushori i Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat