Interi gati të shesë Onanën

Futboll

Interi gati të shesë Onanën

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:17
Onana

Andre Onana është gjithmonë e më pranë Mançester Junajtidit, me ofertën e parë zyrtare që pritej mbrëmjen e djeshme.

Pas takimeve të njëpasnjëshme të drejtuesve zikaltër me ata anglezë në Ibiza, këta të fundit pritet të formulojnë edhe propozimin për të bindur homologët e tyre, një propozim që mbërrin në 60 milionë euro përshirë edhe bonuset.

Nisur nga dëshira e trajnerit të tyre, Erik ten Hag, që kërkon ta ketë me vete kamerunasin në fazën e tyre përgatitore në SHBA, duke pasur parasysh edhe faktin që e ka stërvitur tek Ajaksi dhe i njeh mirë aftësitë e 27-vjeçarit, Mançester Junajtidi kërkon ta kënaqë teknikun.

“Jemi të vetëdijshëm për interesin e Mançester Junajtidit për Onanën, por presim ofertën e tyre. Më pas do të bëjmë vlerësimet tona”, tha administratori i deleguar i zikaltërve Xhuzepe Marota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat