Skriniar, letër emocionuese

Futboll

Skriniar, letër emocionuese

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:24
Skriniar

6 sezone, 5 trofe, 246 paraqitje: këto janë vetëm disa prej shifrave të regjistruara nga Milan Skriniar gjatë qëndrimit të tij tek Interi, eksperiencë që përfundoi dje zyrtarisht, pas skadimit të kontratës, e cila nuk është rinovuar.

Në pritje të mbrojtësit sllovak tashmë është PSG, me të cilin është arritur marrëveshja pak kohë më parë.

Së pari, megjithatë, hapësira e duhur për përshëndetje dhe falënderime me këtë letër lamtumire të publikuar në Instagram, shoqëruar me një video me të gjitha momentet më emocionuese të jetuara si zikaltër:

“Vitet e fundit Italia, Milano dhe ‘San Siro’ janë bërë shtëpia ime dhe e familjes sime. Në stadiumin tonë kemi ndërtuar dhe festuar fitoren tonë më të bukur, titullin kampion.

Ishte fanella që përfaqësova për 6 sezone, ku u ndjeva për herë të parë i mbrojtur, falë dashurisë dhe entuziazmit që më keni treguar gjithmonë JU fansat zikaltër. Kjo do të mbetet e pashlyeshme në zemrën time”.

Një periudhë e shënuar nga gëzime, por edhe dhimbje, të gjitha gjëra të dobishme për të rritur përvojën dhe mësuar të ngrihesh, që të rikthehesh edhe më i fortë:

“Një mendim i veçantë për shokët e mi, për të gjithë trajnerët, për klubin dhe për të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar çdo ditë në rritjen time njerëzore dhe profesionale në këto gjashtë vite.

Faleminderit Inter për të gjitha emocionet që më dhurove, në fitore, por edhe pas disfatave më të dhimbshme!

Faleminderit INTER!

Faleminderit MILANO!

Me dashuri, Skri”.

Ende mbetet për t’u përcaktuar se kush do të jetë zëvendësuesi i Skriniar. Kësisoji, Azpilicueta tani duket se është zbehur si mundësi, pas përfshirjes së Atletico Madridit, gati për ta tërhequr spanjollin nga Chelsea në atdheun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat