Vdes ish futbollisti i njohur i Sarajevës 

Futboll

Vdes ish futbollisti i njohur i Sarajevës 

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:32
Vahidin Musemiq

Ish-futbollisti i Sarajevës, Vahidin Musemiq, një nga golashënuesit më të mirë, sot ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare.

Ai e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në klubin boshnjak Sarajeva, konsiderohet si golashënuesi më i madh i klubit nga “Kosheva” , duke luajtur gjithsej 293 ndeshje, ku ka shënuar 169 gola.

Musemiq ishte një faktor kyç te Sarajeva në edicionin 1966/67, kur shënoi 23 gola në të gjitha garat.

Ai kaloi një sezon në Nice të Francës, pas së cilës doli në pension për shkak të lëndimeve të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat