Shabani ndërpret bashkëpunimin me HNK Goricën

Futboll

Shabani ndërpret bashkëpunimin me HNK Goricën

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:12
Alban Shabani

Alban Shabani nuk do të jetë më pjesë e HNK Gorica. Talenti shqiptar nga Shkupi pas gjashtë muaj qëndrimi te skuadra kroate ka ndërprerë kontratën.

Marrëveshja ishte 6+2 vite, por tani më nuk vlen. 18 vjecari dhe klubi kroat janë pajtuar për shkëputjen e kontratës.

Shabani tanimë është një lojtar i lirë dhe do të shikohet mundësia për t’u bashkuar me një ekip tjetër.

Interesime për të kanë shfaqur skuadra të ndryshme europiane, por hë për hë menaxherët nuk dëshirojnë të zbulojnë asnjë klub.

Të kujtojmë se, Shabani viteve të fundit ka qenë në kampe të disa klubeve të njohura europiane, ndërsa për herë të fundit ishte në prova dyjavore te gjigandi europian, Sevilla.

Aty me sukses të madh i kaloi provat dhe shumë pak mungoi që ai të bëhet pjesë e skuadrës së njohur spanjolle.
Alban Shabani në Maqedoni ka qenë pjesë e Rabotnickit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat