Interi bllokon transferimin!

Futboll

Interi bllokon transferimin!

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:32
Marcelo Brozoviq

Ende nuk mund të vendoset fjala fund në telenovelën e merkatos së Marcelo Brozoviq.

Kroati më në fund pranoi ofertën e Al-Nassr që i garanton një pagë stratosferike prej 100 milionë eurosh për tre vjet, deri në 2026 si edhe një bonus për firmën.

Por ndërkohë, Interi bllokoi tratativën në menyrë surprizuese dhe arsyeja është pasi arabët pasi kishin rënë dakord për të paguar 23 milionë euro në arkat e zikaltërve, ulën ofertën duke zbritur në 15 milionë euro, duke përfshirë këtu dhe bonuset.

Situata e krijuar natyrisht që nuk ju pëlqen zikaltërve, duke irrituar në veçanti Beppe Marottën.

Çështja për sa i përket Interit është e qartë: lojtari mund të largohet vetëm për shifrën për të cilën ishte rënë dakord që në fillim, përndryshe nuk bëhet asgjë.

Ende nuk mund të thuhet nëse transferimi është në rrezik, pasi është shumë e vështirë që një tratativë kaq e avancuar të dështojë, por ndërkohë Inter ka bllokuar gjithçka, dhe ajo që dukej një fakt i kryer, në fakt nuk është e tillë.

Fakti është që Brozovic, që pritej të zhvillonte vizitat mjekësore te Al-Nassr për momentin po shijon disa ditë pushim, dhe nuk është parë në Arabinë Saudite. Edhe kjo situatë konsiderohet paradoksale te Inter, me kroatin që i ka kërkuar klubit edhe një shumë parash për largimin e parakohshëm.

Çështja mbetet në diskutim, një problem ky jo i vogël për Interin që shitja e Brozovic i shërben për të vazhduar tratativa të tjera, mbi të gjitha atë për Davide Fratessi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat