Jackson drejt Shkëndijës së Tetovës

Futboll

Jackson drejt Shkëndijës së Tetovës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:34
Pamje nga një ndeshje

Egantia me shumë mundësi do të humbasë kapitenin Jackson në këtë merkato verore.

Skuadra rrogozhinase, që për herë të parë në histori merr pjesë ne Kupat e Europës (Conference League), është në bisedime të avancuara me Shkëndijën e Tetovës për shitjen e 24-vjeçarit.

Marrëveshja është afër finalizimit teksa kanë mbetur edhe për t’u përcaktuar detajet e fundit.

Burime të SuperSporit kanë mësuar se Egnatia do të fitojë 100 mijë euro nga ky transferim.

Jackson bërriti në ekipin rrogozhinas në vitin 2020, në Kategorinë e Parë. Më pas ka shkëlqyer për dy sezone në Superiore, duke shënuar 10 gola në 63 ndeshje në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat