​Kovacic zbulon arsyen kryesore pse iku nga Chelsea drejt Cityt

Futboll

​Kovacic zbulon arsyen kryesore pse iku nga Chelsea drejt Cityt

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 09:28
​Kovacic zbulon arsyen kryesore pse iku nga Chelsea drejt Cityt

Mateo Kovacic ka zbuluar arsyen pse iu bashkua Manchester Cityt nga Chelsea për 25 milionë funte.

Kovacic ka zbuluar se vendosi të kalojë te City pasi synon të arrijë një nivel tjetër nën trajnerin Pep Guardiola. Ai u largua nga Chelsea pasi londinezët përfuduan në vendin e 12-të në Premier Ligë, ndërsa City fitoi tripletën në sezonin 2022/23.

Të bashkohesh me këtë skuadër është vërtet një ëndërr për çdo futbollist. Kam ende shumë për të mësuar dhe zhvilluar, dhe e di që nën drejtimin e Guardiolas mund të bëhem një lojtar më i mirë, gjë që është vërtet emocionuese për mua.”, tha fillimisht kroati pas nënshkrimit të kontratës.

Ai shtoi se synon ta ndihmojë Cityn për të qëndruar në nivele të larta në futbollin evropian.

Plani im tani është të pushoj për disa javë përpara se të kthehem në Mançester për t'u përgatitur për sezonin e ri. Unë dua ta ndihmoj këtë klub të qëndrojë në majat e futbollit evropian dhe të fitojë më shumë trofe”., shtoi ai.

Kovacic do të shkojë në turneun parasezonal të Cityt në Japoni , i cili fillon me një ndeshje kundër Bayern Munihut muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat