Manchester City zyrtarizon blerjen e mesfushorit kroat

Futboll

Manchester City zyrtarizon blerjen e mesfushorit kroat

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:27
Mateo Kovaçiç

Mateo Kovaçiç është zyrtarisht lojtar i Manchester City-t.

Klubi kampion i Premier League-s ka shpërndarë më në fund komunikatën zyrtare për blerjen e kroatit, që konsiderohet një përforcim luksi për trajnerin Pep Guardiola.

Kovacic ka nënshkruar për pesë sezone me Manchester City-n. Sipas burimeve jozyrtare, City do të shpenzojë rreth 30 milionë stërlina mes shifrës bazë dhe bonuseve për lojtarit e përfaqësueses kroate, që mbronte ngjyrat e Chelsea-t.

“Kjo është një lëvizje e shkëlqyer për mua dhe mezi pres të filloj stërvitjen me City-n”, tha Kovaçiç për faqen e klubit të ri.

“Kushdo që e ka parë këtë skuadër të Pepit e di se sa e mirë është. Për mua, janë më të mirët në botë, ekipi më i mirë i futbollit që ekziston. Është ëndërr për çdo futbollist të luajë në këtë ekip”, deklaroi , më tej Kovacic.

Disa orë pas largimit të Gundogan drejt Barcelonës, City ka reaguar me njoftimin për blerjen e Kovacicit.

Kroati është ndoshta futbollisti më me fat në karrierë, pasi ka luajtur dhe ka fituar gjithçka me ekipe të tilla si: Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid, Chelsea… dhe tani City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat