Bëhet e qartë e ardhmja e Cuadrados

Futboll

Bëhet e qartë e ardhmja e Cuadrados

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:44
Cuadrado

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Juan Cuadrado dhe Juventusi kanë vendosur që të ndajnë rrugët.

Cuadrado do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë, ku vendimi është marrë nga të dyja palët.

Ka shumë klube që janë të interesuara të sigurojnë nënshkrimin e Cuadrados, por që ky i fundit po e pret opsionin më të mirë të mundshëm.

Që prej se iu bashkua Juventusit nga Chelsea, Cuadrado ka arritur të bëjë 314 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 26 gola dhe 65 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat