​Zyrtare, Gundogan lojtar i Barcelonës

Futboll

​Zyrtare, Gundogan lojtar i Barcelonës

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 10:19
Ikay Gundogan

Ikay Gundogan ka kompletuar transferimin e tij nga Manchester City te Barcelona.

Mesfushori që e ka fituar Ligën e Kampionëve do të nënshkruajë me katalanasit deri në vitin 2025 dhe do të ketë klauzolë prej 400 milionë euro.

“Barcelona dhe Ilkay Gündoğan kanë arritur një marrëveshje që reprezentuesi gjerman të nënshkruajë për katalanasit tani që kontrata e tij me Manchester Cityn ka përfunduar.

Ai do të jetë me ne për dy sezone, deri më 30 qershor 2025, me opsionin për të qëndruar edhe për një vit. Klauzola e tij e blerjes është vendosur në 400 milionë euro.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat