Ndizet aksi Paris - Madrid, por Mbappe mbetet çështje

Futboll

Ndizet aksi Paris - Madrid, por Mbappe mbetet çështje

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:49
Osimhen e Mbappe

Aksi Madrid-Paris-Napoli pritet të jetë një nga akset më të nxehta në këtë merkato vere, kjo për faktin se në lojë janë dy nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Largimi ose jo i Kylian Mbappe gjatë kësaj vere pritet të ketë një efekt domino edhe në të ardhmen e Victor Osimhen.

“Gjeli” më i famshëm ia ka bërë të qartë drejtuesve të PSG se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024, por kjo nuk do të thotë që do të largohet nga Parisi këtë verë, pavarësisht se PSG e ka nxjerrë në shitje, madje i kanë vendosur dhe një çmim, 200 milionë euro.

Real Madrid, klubi i ardhshëm i Mbappe, e dëshiron që këtë verë, por kjo është një lëvizje shumë e ndërlikuar në aspektin financiare:

“Kjo është çështja Mbappe”, shkruan Maca në faqen e parë duke shtuar se Real Madrid nuk do ta ketë të lehtë të marrë Mbappe këtë verë pasi “bomberi” francez përfiton 150 milionë euro në Paris.

Në rast se presidenti Perez bën një çmenduri financiare, atëherë PSG do të hidhet në sulm për Victor Osimhen.

Përfaqësuesit e sulmuesit nigerian janë takuar me presidentin e Napolit për të diskutuar në lidhje me të ardhmen.

De Laurentiis synon t’i rinovojë kontratën që i përfundon në 2025, sigurisht me një rritje të pagës, por nëse në lojë futet PSG, Osimhen mund të largohet.

Drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm të paguajnë aq sa kërkon De Laurentiis për Osimhen, 150 milionë euro, por gjithnjë nëse largohet Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat