Ja shuma marramendëse e rrogave në Angli

Futboll

Ja shuma marramendëse e rrogave në Angli

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:08
Trofeu i Premier League

Klubet angleze shpenzojnë mesatarisht 4.3 miliardë euro në sezon për nënshkrimet kundër 2 italianëve.

Dhe me zhvlerësimin e kartonëve, hendeku po zgjerohet edhe më shumë.

Një fuqi shpenzuese e ndërtuar mbi 30 vjet dhe që e ka shndërruar kampionatin e Mbretëreshës në destinacion ëndrrash për çdo futbollist.

Dikur ishte Seria A ëndrra e çdo lojtari, por tashmë për spektaklin që ofron e sidomos për nivelin e futbollit, pa anashkaluar kurrsesi pagat, të gjithë dëshirojnë të kapërcejnë La Manshin.

Rasti i Sandro Tonalit është i fundit, por nuk ka për të qenë i tillë për shumë kohë.

Çështja e fuqisë së shpenzimit lind nga të ardhurat që liga më magjepsëse në botë ka krijuar mbi tridhjetë vjet politikash të mira dhe vizione afatgjata.

Kjo ndihmon edhe për të shpjeguar dinamikën ditore të tregut të transfertave, pa harruar edhe faktin që e fundit në Premier League arkëton 100 milionë euro në sezon, ndërkohë që një shumë të tillë nuk e kap dot as fituesja e kampionatit italian. Që këtu lind hendeku që më pas thellohet në aspekte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat