Tottenhami bëhet me portier të ri

Futboll

Tottenhami bëhet me portier të ri

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:59
Guglielmo Vicario.

Skuadra e Tottenhamit tani është shumë afër që të bëhet me portier të ri, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Tottenhami ka arritur marrëveshje të plotë me Empolin për të transferuar portierin Guglielmo Vicario.

Marrëveshja është arritur për 19 milionë euro, ndërsa Vicario do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare që do ta mbajë atë te Tottenhami deri në muajin qershor të vitit 2028.

Tottenhami vendosi të transferojë Vicarion pasi që David Raya i Brentfordit u konsiderua një transferim i shtrenjtë nga klubi (50 milionë euro).

Vicario ka qenë ndër portierët më të mirë gjatë viteve të fundit në Serie A, ku edhe ishte në listën e favoritëve të Interit dhe Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat