Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Lirisë

Futboll

Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Lirisë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

Skuadra e Lirisë përmes një komunikate e ka bërë zyrtare trajnerin e ri të klubit.

Nedim Yigit është trajneri i ri i Lirisë, pasi që turku i ka thënë po ofertës së klubit prizrenas, raporton KosovaPress.

“Trajneri me përvojë të madhe në futbollin turk, i ka thënë po ofertës së klubit Liria. Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë. Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit", ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë.

“Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, tha trajneri turk pasi nënshkroi kontratën me Lirinë.

Më poshtë mund ta gjeni CV-në e trajnerit Nedim Yigit.

Karrierën si trajner, e ka nisur te ekipi Yozgatspor ne Ligën e 3-të. Edhe si trajner edhe si lojtar, në vitin 2003-2005.

2005-2006, ishte ndihmës trajner ne ekipin Zeytinbirnuspor në Ligën e 3-të.

2006-2007, trajner kryesor në ekipin Silivrispor në Ligën e 3-të.

2007-2008, ndihmës trajner në ekipin Galatasaray B.

2008-2010, kryetrajner në ekipin e Galatasaray U-21 si dhe shef i Akademisë së Galatasaray.

2011-2012, ndihmës trajner në ekipin e Gaziantepspor në Superligë.

2012-2014, drejtor i Akademisen Altinordu (Akademia më e trofeshme dhe më e suksesëshme në Turqi).

2014-2016, trajner kryesor në reprezentacionin e Turqisë U-20.

2016-2018, ndihmës trajner në reprezentacionin e Turqisë

(ndihmës i Fatih Terim).

2018-2019, drejtor i Akademisë së Galatasaray.

2019-2023, drejtor i Akademisë së Basaksehir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat