Struga Trim Lum:: Një skuadër me mjaft eksperiencë në kupat europiane

Futboll

Struga Trim Lum:: Një skuadër me mjaft eksperiencë në kupat europiane

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:00
Logo e Struga TL e Zhalgiris

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bënë pjesë edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum.

"Goglat në këtë fazë na e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë si mysafir me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do të mirëpresim në Ohër.

Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merrë pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur morrëm pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës", njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat