Interi është shumë pranë realizimit të goditjes së parë

Futboll

Interi është shumë pranë realizimit të goditjes së parë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:24
Jan Aurel Bisek

Drejtuesit zikaltër kanë mbyllur një takim në seli me agjentët e Jan Aurel Bisek, 22-vjeçari i gjatë 196 centimetra që pritet të jetë një tjetër shtyllë e prapavijës së Inzagit.

Gjermani me origjinë kamerunase aktivizohet në Danimarkë tek Arhus, klub me të cilin ka një klauzolë lirimi prej 7 milionë eurosh.

Të gjitha palët kanë rënë dakord për transferimin e Bisek, që mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes me tre dhe pritet të jetë pasuesi i Shkriniarit, edhe pse sondazhet e drejtuesve për Kulibalinë vazhdojnë.

Për interesin e Interit, që duket se do të jetë e ardhmja e tij, ka folur edhe vetë lojtari nga grumbullimi i Gjermanisë U-21 që është pjesë e kampionatit europian.

“Interi ka treguar interes për mua? Shumicën e kohës gjatë meraktos kam menduar ku do të shkoja dhe nëse do të dilte ndonjë opsion i duhur për mua. Tani po shikoj anën tjetër të medaljes dhe po e shijoj.

Nëse dikush do të më thoshte gjatë periudhës sime tek Arhus që do të kisha këtë mundësi në këtë pikë, do të thosha se ishte e pamundur.

Tani ama mendoj dhe them, nëse personat përgjegjës të një klubi më shohin dhe besojnë tek unë për të bërë një hap të tillë në një klub të madh në Europë, përse unë nuk duhet të besoj te vetja? E di ama që nuk duhet të humbas mendjen.

Hapi i radhës është shumë i rëndësishëm për mua dhe perspektiva që mund të kem është pa dyshim thelbësore”, u shpreh Bisek, që shumë shpejt pritet të jetë lojtari më i ri i Interit dhe për të cilin duhet ende të zbulohen detajet që do të formalizohen në takimin e planifikuar javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat