Fitorja përballë Maltës, Sauthgejt thur elozhe për lojtarin

Futboll

Fitorja përballë Maltës, Sauthgejt thur elozhe për lojtarin

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 14:41
Sauthgejt

Sauthgejt thur elozhe për lojtarin e Liverpulit: Ka shumë cilësi, e tregoi edhe në mesfushë

Garet Sauthgejt është shfaqur tejet i kënaqur në fundin e ndeshjes për rezultatin e të tijve, që nuk e diskutuan fitoren.

“E rëndësishme ishte që fituam ndeshjen, por mënyra si po luajmë po ashtu ka evoluar.

Lojtarët kanë qenë të shkëlqyer dhe me të vërtetë të përqendruar, përballë një kundërshtari aspak të lehtë”, e nisi fjalën e tij trajneri anglez, që analizoi edhe rolin e ri të Trent Alexandër-Arnold.

“Është një lojtar i mrekullueshëm me topin dhe diapazoni i tij i pasimeve është diçka që na emocionon vërtet kur e shohim. E dinim që mund të na jepte diçka ndryshe dhe e provoi këtë edhe me paraqitjen e sotme (djeshme).

Ka mënyrën e tij të qasjes në mesfushë, edhe pse është mësuar në një tjetër rol.

Është djalë inteligjent. Çelësi është të dish ta aktivizosh në çdo zonë ku mund të jetë i rrezikshëm”, tha Sauthgejt që një koment e rezervoi edhe për kapitenin Herri Kejn.

“Rekordi i Kanes? Ia njohim të gjithë cilësitë dhe nuk është risi për ne fakti që ai shënon në çdo ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat