Metz huazon shqiptarin në Slloveni

Futboll

Metz huazon shqiptarin në Slloveni

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:47
Xhuljano Skuka

Xhuljano Skuka do të luajë në kampionatin slloven sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi ështëhuazuar nga Metz tek ekipi i Maribor, që në sezonin e shkuar u rendit në vendin e tretë.

Skuka u transferua nga Partizani tek Metz në për shifrën rekord prej 1.4 milionë eurosh, por nuk arriti dot që të përshtatej dhe këtë sezon do të ketë mundësinë që të rritet akoma dhe më tepër tani tek ekipi i Maribor.

Skuka është bashkuar me skuadrën e re dhe do të përgatitet për aventurën europiane. Maribor nis aventurën e saj në raundin e parë të kualifikueseve të Conference League, teksa ndodhet në vazon e skuadrave favorite .

Në të tilla kushte, Skuka mund të përballet me ndonjë nga ekipet shqiptare si Tirana, Vllaznia, Egnatia, Gjilani ose Dukagjini.

Skuka gjeti shumë pak hapësira tek Metz, duke u aktivizuar në vetëm 9 ndeshje, në një total prej 67 minutash. 24-vjeçari shpërtheu në gjysmën e parë të sezonit duke shënuar 11 gola me Partizanin e pikërisht ajo paraqitje e bëri transferimin më të shtrenjtë nga kampionati shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat