Juventus nis “riformatimin” në mbrojtje

Futboll

Juventus nis “riformatimin” në mbrojtje

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:25
Stadiumi i Juventusit

Juventus ka nevojë për përforcime në krahët e mbrojtjes, pasi mosha e lojtarëve si Cuadrado dhe Alex Sandro nuk jep shumë garanci. Me shumë mundësi njëri prej tyre pritet të largohet.

Së fundmi në modë është kthyer emri i Alvaro Odriozola, të cilin skuadra torineze e ka ndjekur edhe më parë.

Në sezonin 2021-22, ai ka qenë pjesë e Fiorentinës, ku ka bërë paraqitje të kënaqshme.

Një tjetër emër interesant është dhe Lucas Vaquez, i cili duket se nuk do të rinovojë me Realin dhe më shumë mundësi pritet të largohet. Nëse bardhezinjtë nuk do mund të sigurojnë asnjë prej tyre, atëherë ka dhe alternativa të tjera.

Emil Holm nga Spezia dhe talenti i Valladolit Ivan Fresneda, për të cilin do të jetë një garë e ashpër, pasi ndiqet nga disa klube të mëdha europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat