Zidane: Jam ambicioz

Futboll

Zidane: Jam ambicioz

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 16:14
Zidane

Përsëri në qendë rtë disa zërave në lidhje me të ardhmen e tij, Zinedine Zidane ka folur për dëshirën e tij për t’u kthyer në drejtim të një ekipi në një intervistë të dhënë për GQ. Mes kombëtares franceze dhe klubeve, Zizou ka shpjeguar:

“Kam thënë shpesh se kur njeh Francën si lojtar dhe më pas bëhesh trajner, është logjike të mendosh për këtë mundësi. Por nuk është momenti i duhur.

“Kam qenë gjithmonë ambicioz: kur isha te Cannes, doja të shkoja te Bordeaux. Më pas kam dashur të luaj tek Juventus dhe më pas në Madrid: çdo herë ishte një eksperiencë ndryshe dhe më e rëndësishme”.

Pikërisht duke folur për eksperiencën e dyfishtë me Los Blancos: “Kam besuar gjithmonë te vetja. Etapa e dytë te Real Madrid? Nuk i përgatis gjërat, bëj atë që ndjej. Kisha kaluar dy vite e gjysmë, kishim fituar shumë dhe më duhej një pushim.

“Tetë muaj më pas më ka telefonuar Florentino Perez dhe jam kthyer menjëherë, por i thoja vetes:

‘Pse të kthehem pas gjithë asaj që kam bërë? Pse të rrezikoj të bëj më pak mirë?’ Por nuk bëj llogari, veproj me instinkt”, ka shpjeguar Zidane.

Asnjë fjalë jashtë vendit për francezin që nuk është zhbalancuar shumë në lidhje me atë që mund të jetë aventura e tij e ardhshme. Një siguri e vetme: dëshira për të stërvitur nuk mungon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat