Guardiola habit Zeqirin për Kosovën

Futboll

Guardiola habit Zeqirin për Kosovën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 23:00
Pep Guardiola e Arben Zeqiri

Analisti i njohur dhe ish-futbollisti nga Kosova, Arben Zeqiri, ka analizuar finalen e Ligës së kampionëve Manchester City dhe Inter, e cila u luajt të shtunën e kaluar në “Atatürk Olympic Stadium”.

Pas përfundimit të finales dhe triumfit të Cityt prej 1-0, ai ka shfrytëzuar momentin për të shkrepur një fotografi me trajnerin Pep Guardiola, në shenjë kujtimi.

“Unë në fillim i tregova se jam nga Kosova dhe ai më tha se edhe se ju jeni njerëz të vujtur si në Katalonia”, tregon Zeqiri për mediumin nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".

“Ishte e komplikuar finalja, por ia arritëm qëllimit.

Ky ishte objektivi më tha Guardiola”, u shpreh analistit Zeqiri.

Arben Zeqiri në Stamboll ishte së bashku me komentatorin e njohur Arlind Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat