“Le Parisien” shkakton “tërmet”

Futboll

“Le Parisien” shkakton “tërmet”

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 15:31
Mbappe

Kylian Mbappe dëshiron të luajë vetëm për Real Madrid dhe ai dëshiron ta bëjë këtë në merkaton e verës, siç njofton gazeta franceze “Le Parisien”, mediumi i njohur që raporton informacione të brendshme nga klubi parizian.

PSG po përballet me një situatë shumë delikate, duke shitur lojtarin e tij më të mirë dhe për të cilin bëri të pamundurën për të rinovuar me të.

Siç parashikon “Le Parisien”, PSG nuk do të kundërshtojë shitjen e Mbappe këtë verë dhe mediumi në fjalë deklaron se francezi nuk ka qenë kaq afër largimit kurrë më parë.

Me ikjen e Benzema, ndoshta procedurat përshpejtohen dhe Florentino Perez reagon në kohë për të sjellë yllin francez si goditjen më të madhe të viteve të fundit në merkato. Situata e nxehtë mes PSG-së dhe Mbappe duket sikur po i avancon gjërat dhe kjo situatë mund të ketë një përgjigje konkrete brenda pak ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat