Bundesligës gjermane gati ti shtohet një kumanovar!

Futboll

Bundesligës gjermane gati ti shtohet një kumanovar!

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:50
LOgo e Bundesligës !

Futbollisti me origjinë nga Kumanova, Ardon Jashari pritet të bëj hapin e madh në karrierë, pasi i njëjti gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Lucerni.

Mesfushori shqiptar është ndër futbollistët më të vlerësuar në kampionatin zviceran dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë edhe këtë rradhë.

Si destinacion i mundëshëm i kumanovarit Jashari, po përmendet Bundesliga dhe dy skuadrat e njohura, Borusia Menhengladbah dhe Shtutgart.

Që të dyja këto klube shihen si favorite për nënshkrimin e Jasharit, pasi kanë bërë hapa para për transferimin e tij në Gjermani.

Interesim për shërbimet e Jasharit gjithashtu kishin treguar edhe Selltiku, Atalanta, Porto dhe Ajntrahti i Frankfurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat