Esat Mehmeti nuk e harron dashurinë e zjarrtë për Lirinë 

Futboll

Esat Mehmeti nuk e harron dashurinë e zjarrtë për Lirinë 

Nga: K. Goca Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:45
Esat Mehmeti dhe Liria e fundviteve 70-ta

Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, nuk e harron dashurinë e zjarrtë për skuadrën me renome Lirinë e Prizrenit.

Mehmeti ka kaluar periudhën më të mirë si portier në KF Liria, në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë.  

Ai mezi e pret takimin e finales së barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë, që do të luhet nesër në orën 15.00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ferizaj do të mbetet në elitë apo Liria do të rikthehet në mesin e më të mirëve, mbetet të shihet.

“Për Lirinë, për Prizrenin. 

Prizreni qytet i artit kulturës dhe sportit me nam e histori.

Pata fatin të jam portier për tri vite me radhë  në klubit me nam të futbollit Liria e Prizrenit. 

Edhe dje, po edhe sot jam falënderues e krenar me miqët, shokët, ish kryesin e KF Liria, simpatizuesit e flakët  që më dhanë ngrohtësinë e përzemërt...

Sa do pak sot ndihmë për suksese.

Porosia ime është:

Luani çuna të Lirisë, lirshëm sikur në Prizren, jeni në djepin e vendlindjes t'ime Podujevë pranë lumit Llap, luani njësoi si kur në qytetin e juaj.

Unë me familjen time dhe shumë qytetar Llapjan, do t'ju përkrahim drejt fitores... Forca LIRIA”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat