Liria gati për sfidën finale të barazhit

Futboll

Liria gati për sfidën finale të barazhit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:21
Logo e klubit vendoset edhe në objektin e komunës

Liria po vazhdon me përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë të barazhit.

Në ndeshjen vendimtare për inkuadrim në Superligën e Kosovës, prizrenasit do të takohen nesër (15.00) me Ferizajn, që ishte pjesë e elitës këtë sezon.

Drejtori i Administratës në këtë komunë, Edin Shehu, ka marrë iniciativën që qyteti të dielën të vishet me ngjyrat bardh e zi.

Gjithashtu, në objektin e komunës së Prizrenit është vendosur logo e klubit të Lirisë.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe faqja zyrtare e klubit nga “Përparim Thaçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat