Moenchengladbach shkarkon trajnerin

Futboll

Moenchengladbach shkarkon trajnerin

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 18:48
Daniel Farke

Borussia Moenchengladbach ka vendosur të ndahet me trajnerin Daniel Farke pas një viti në detyrë, ka njoftuar skuadra e Bundesligës të premten.

Ish-trajneri i Norwich City i ishte bashkuar Gladbachit në verën e vitit 2022 duke e udhëhequr skuadrën drejt vendit të dhjetë këtë sezon me dyzet e tri pikë, sezoni më i keq i klubit që dymbëdhjetë vite. 

“Pas bisedave intensive me Daniel Farke, arritëm në përfundimin se duhet të ndajmë rrugët tona”, ka thënë drejtori sportiv, Roland Virkus. “Dëshirojmë të falënderojmë Danielin dhe ekipin e tij për punën që kanë bërë”.

Mediat gjermane raportojnë se ish-trajneri i Bayer Leverkusen, Gerardo Seoane, është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës.

Gjithashtu si opsione përmenden edhe Oliver Glasner dhe Ralph Hasenhuettl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat