Man United arrin marrëveshje me Mount

Futboll

Man United arrin marrëveshje me Mount

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:59
Mason Mount

Manchester United raportohet se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Chelsea-s, Mason Mount.

‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, tashmë ka arritur marrëveshje për pagën me mesfushorin anglez.

Mount gjatë kësaj verë, do të zbresë në ‘Old Trafford’.

Menaxheri i ri i londinezëve, Pochettino kishte kërkuar nga klubi i tij, që ta mbajë Mount, por siç raportohet, lojtari sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Man Unitedit.

Man United tashmë ka mbetur të arrijë marrëveshje me Chelsean për blerjen e Mount, e më pas lojtari do të zyrtarizohet tek skuadra e Ten Hag.

Ky transferim thuhet se do të kap shifrën 60 milionë euro..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat