Kuqezinjtë të premten nisin fazën përgatitore

Futboll

Kuqezinjtë të premten nisin fazën përgatitore

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 23:10
Logo e Shkëndijes

Shkëndija e Tetovës të premten do të ketë grumbullimin e parë, pasi sot dhe nesër futbollistët të kalojnë matjet dhe ekzaminimet mjekësore. 

Kuqezinjtë do të nisin fazën përgatitore pasditën e të premtes, kur skuadra do të ketë grumbullimin e parë në orën 17:00. 

Ndërkohë kryesia së shpejti pritet të emërojë trajnerin e ri, pas çka ditët e para do të definohen shumë gjëra në lidhje me përforcimet, largimet dhe lojtarët të cilëve u skadojnë kontratat.

Përveç Ferhan Hasanit me të cilin u mbyll bashkëpunimi, lojtarët tjerë në skadim të kontratave janë të lidhur deri më 15 qershor dhe në këtë periudhë do të merren vendimet për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat