Caktohet gjyqtari i derbit të balotazhit, Bashkimi - Vëllazërimi

Futboll

Caktohet gjyqtari i derbit të balotazhit, Bashkimi - Vëllazërimi

Më: 26 maj 2023 Në ora: 19:52
Igor Stojçevski

Ndeshjen e balotazhit në mes të Bashkimit tw Kumanovës dhe Vëllazërimit nga Kërçova që do të zhvillohet, të dielën, në stadiumin e qytetit në Tetovë (ora 17:00) do ta referoj shkupjani Igor Stojçevski.

Ndihmësi i tiij i parë do te jetë Filip Ickovski dhe i dyti Dejan Dimitrievic. Refer i katërt do teë jetë Dejan Mladenovski.

Stojcevski ishte refer kryesor edhe në finalen e kupës Struga Trim Lum-Makedonija GJP.

Në dy ndeshjet tjera të balotazhit për të plotësuar Ligën e Dytë të Maqedonisë do të takohen: Teteks-Osogovo (stadiumi “Boris Trajkovski” në Maxhari) dhe Vardar Negotinë-Novaci (kërcovë). Edhe këto ndeshje do nisin nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat