Xhemaili shënon në derbin e fundit

Futboll

Xhemaili shënon në derbin e fundit

Më: 24 maj 2023 Në ora: 12:37
Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili do i japë fund karrierës së tij si futbollist në fundin e këtij edicioni futbollistik.

Lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka luajtur me përfaqësuesen e Zvicrës ka njoftuar se pas dy ndeshjeve të fundit të kampionatit do të “varë këpucët në gozhdë”.

Xhemajli e mbylli në mënyrën më të bukur derbin e fundit të sezonit teksa gjeti rrugën e rrjetës në përballjen me Grasshopper.

37-vjeçari i lindur në Tetovë u përshëndet në mënyrën më të mirë të mundshme me tifozët, ndërkohë që dhe klubi i Zurich i dedikoi një video përshëndetëse mesfushorit, ku e falënderon për kontributin e tij.

Xhemajli ka luajtur mbi 500 ndeshje në të gjitha nivelet profesioniste, mes klubeve dhe përfaqësueses së Zvicrës, duke shënuar dhe 68 gola. Në karrierën e tij, mesfushori ka luajtur me Bolton në Angli, me Parmën, Napolin, Torinon, Genoan, Bolognan në Itali, me Galatasarayn në Turqi dhe Shenzhen në Kinë, ndërkohë që u rikthye tek Zurich aty ku u formua si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat