Interi i rrit pagën mesfushorit

Futboll

Interi i rrit pagën mesfushorit

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:24
Logo e Interit

Hakan Calhanoglu është padyshim një nga futbollistët më të spikatur te Interi, teksa në sezonin e dytë me fanellën zikaltër ka treguar se mund të bëjë më shumë se një rol në mesfushë.

Turku i ardhur me parametra zero nga Milani në verën e 2021-shit, ka kontratë deri në 2024-ën me zikaltrit, ndaj drejtuesit e Interit janë gati t’i ofrojnë zgjatjen e bashkëpunimit.

Bëhet fjalë për një kontratë të re me rritje të ndjeshme të pagës, me Calhanoglu që pritet të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon, për të firmosur qëndrimin në anën zikaltër të Milanos, deri në verën e 2027-ës.

Rinovimi pritet të firmoset para finales së Champions Leagues, me Calhanoglu që duket se është ambientuar në mënyrë perfekte në Milano dhe ka miratuar paraprakisht akordin për zgjatjen e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat