Neves refuzon gjigantët e Premier League

Futboll

Neves refuzon gjigantët e Premier League

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:56
Neves

Ruben Neves, mesfushori portugez i Wolverhampton, ka një marrëveshje verbale me Barcelonën.

Konkretisht, siç raporton “Mundo Deportivo”, është arritur një marrëveshje mes presidentit të Barçës, Joan Laporta dhe përfaqësuesit të lojtarit, Jorge Mendes. Mesfushoir do të mbërrinte me një kontratë katërvjeçare sipas “The Sun”.

Sipas informacioneve të mediave të lartëpërmendura, Ruben Neves do të kishte refuzuar një ofertë nga Arsenali për momentin duke pritur që të mund të nënshkruaj me Barcelonën.

Nëse nuk ndodh, portugezi më pas do të vlerësonte ofertën e “topçinjve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat