Danilo: Ky eliminim dhemb shumë

Futboll

Danilo: Ky eliminim dhemb shumë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:24
Danilo

Mbrojtësi i Juventusit Danilo ka komentuar në mikrofonat e DAZN-it humbjen ndaj Sevilla, e cila eliminon Juventusin nga “Europa League” një hap larg finales: “Luajtëm me personalitet në një ambient të vështirë. Më pas ishin detajet që bëjnë diferencën, si eksperienca e tyre në kompeticion.

Spanjollët ishin më të mirë para portës. Ata me më shumë eksperiencë si unë, Di Maria, Paredes dhe Cuadrado duhet të marrin përgjegjësi, ndërsa djemtë më të rinj duhet të kenë kohë të përmirësohen dhe të mësojnë.

Ne duhet t’i mbështesim ata, sepse janë e ardhmja e Juventusit. Me kokën lart? Kemi dhimbje, eliminimi është i trishtueshëm, por ne u përpoqëm deri në fund.

Sonte dhemb, nesër do të jetë kështu, por duhet të rikuperohemi për të arritur objektivin e vendit të dytë në Serie A. Ishte një sezon ndryshe, ishim të mirë për të qëndruar të përqendruar në atë që duhej të bënim në fushë, edhe nëse situata e klubit nuk ishte aspak e qartë”.

Pra, ëndrra e Juventusit është shkatërruar në Seville.

Për trajnerin Allegri është sezoni i dytë pa tituj. Për të dytin vit radhazi, Juventusi nuk do të marrë në shtëpi asnjë trofe.

Zhgënjim i madh në bilbilin e trefishtë të Makkelie, shumë lojtarë qanë, ndërsa Allegri nuk e bëri dramë: “Ishte një sezon i vështirë, por pozitiv. Bëmë gjithçka që ishte e mundur, përvoja e Sevilla ishte vendimtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat