Cuadrado: Duam të shkojmë në finale

Futboll

Cuadrado: Duam të shkojmë në finale

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:12
Cuadrado

Disa orë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të europa League kudnër Sevillas, Juan Cuadrado, lojtari i Juventus, foli për “Juventus TV” duke shprehur dëshirën e madhe për të arritur në finale.

Jemi në humor për ndeshjen, kemi ardhur këtu me vullnet dhe vendosmëri për të arritur një objektiv shumë të rëndësishëm.

Shpresojmë që arritja në finale të realizohet sepse do të ishte diçka e madhe për ne dhe për tifozët tanë që e meritojnë. Ne do të përpiqemi të japim 200% për të gjithë tifozët tanë.

Duhet të përpiqemi të mos i lëmë shumë mundësi Sevillas dhe t’i heqim besimin.

Do të na duhet të sulmojmë dhe të hyjmë nga krahët. Presioni? Duhet të jemi të qetë, e dimë se jemi një ekip i madh.

Mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë”, është shprehur lojtari kolumbian..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat