Alonso: Do të jem trajner i Bayer Leverkusenit edhe edicionin e ardhshëm

Futboll

Alonso: Do të jem trajner i Bayer Leverkusenit edhe edicionin e ardhshëm

Më: 17 maj 2023 Në ora: 17:19
Xabi Alonso

Xabi Alonso ka thënë se do të vazhdojë qëndrimin si trajner i Bayer Leverkusenit edhe për edicionin e ardhshëm.

Gjatë muajit të kaluar emri i ish-mesfushorit të Liverpoolit ishte përmendur si kandidat për postin e trajnerit të Tottenhamit.

Alonso ka lënë përshtypje të mirë si trajner te Leverkusen, pasi kur e mori drejtimin në tetor skuadra kishte probleme për mbijetesë  në  Bundesligë, ndërsa tash gjendet në gjysmëfinale të Europa League. 

“Jam i lumtur këtu me klubin dhe me ekipin.

Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time”, ka thënë ai teksa ka folur në një konferencë shtypi para ndeshjes së dytë me Romën e cila zhvillohet të enjten. 

I pyetur nëse kjo do të thoshte se ai do të ishte në krye të Leverkusenit edhe sezonin e ardhshëm, Alonso është përgjigjur: "Kjo është e saktë"..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat