Shkëndija përballet me Rabotniçkin

Futboll

Shkëndija përballet me Rabotniçkin

Më: 13 maj 2023 Në ora: 22:51
Pamje nga ndeshja Shkëndija - Struga TL

Të dielën në Shkup Shkëndija e Tetovës përballet me Rabotniçkin në kuadlër të kampionatit maqedonas

"Me ndeshjet e xhiros së 33-të të dielën mbyllet edicioni 2022/2023 në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoni dhe Shkëndija do të luajë si mysafire e Rabotniçkit në Shkup. 

Rabotniçki ka lënë pas një tjetër sezon të pasuksesshëm sepse edhe një herë mbetën jashta lavdisë të së kaluarës kur luanin rregullisht në Kupat e Evropës.

Në 32 xhirot paraprake futbollistët e Rabotniçkit kanë luajtur 29 ndeshje me efekt prej 11 fitoreve, 4 barazimeve dhe 14 disfatave dhe me 37 pikë mbajnë pozitën e 7-të në renditje. 

Bashkim Velija është jashtë kombinimit për lojë shkaku i lëndimit, ndërsa për arsye pezullimi mungojnë Ardian Cuculi, Kamer Qaka (5 kartona të verdhë) dhe Florent Ramadani (karton i kuq). Kthehen në kombinim për lojë Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai dhe Mevlan Murati. 

Përballja Rabotniçki - Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:00 në stadiumin në Maxhari të Shkupit", shkruan në faqen e FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat