Trajneri i Baselit: Finalja? Kemi 49 për qind gjasa

Futboll

Trajneri i Baselit: Finalja? Kemi 49 për qind gjasa

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:46
Baseli

Baseli zhvilloi një pjesë të dytë fantastike, shënoi dy herë në “Artemio Franchi” dhe mposhti 1:2 Fiorentinën.

Gjysmëfinalja e parë e Conference League, u buzëqeshi helvetëve.

Taulant Xhaka, kapiteni i Baselit, dhuroi asistin e golit të barazimit, teksa përmbysja ndodhi falë realizimit të Zeki Amdouni në minutat shtesë.

Trajneri Heiko Vogel vlerësoi karakterin e djemve të tij, ndërkohë që theksoi pas ndeshjes se Baseli ka 49% shanse të kualifikohet në finale.

“Ma merrte mendja se do e kishim të vështirë të qarkullonim topin.

Pësuam gol, por më pas krijuam disa mundësi të pastra. Duhet të përgëzoj skuadrën për ndeshjen që zhvilloi.

Kualifikimi? Ishte vetëm takimi i parë. Ne kemi shumë respekt për forcën e Fiorentinës. Mendoj se kemi 49% mundësi për t’u kualifikuar.

E përsëris: kemi shumë respekt për Fiorentinën. Do të na duhet një tjetër performancë e tillë në ndeshjen e kthimit”, deklaroi trajneri i Baselit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat