Leao mungon sërish

Futboll

Leao mungon sërish

Më: 12 maj 2023 Në ora: 14:35
Leao

Pas mungesës në “derbin” e parë të gjysmë-finales së UEFA Champions League, ndaj “zikaltërve” të Inter, “ylli” portugez i “kuqezinjve” të Milan, duket se do të mungojë dhe përballjen e radhës në kampionat, ndaj Spezia.

Sipas asaj çka raportojnë mediat italian, Leao nuk është stërvitur as ditën e sotme së bashku me ekipin, teksa po ndjek një plan stërvitor të personalizuar mes fushës së blertë dhe palestrës.

Pritet që “luzitani” të jetë gati për fushën e blertë vetëm ditën e martë, ku në “Giuseppe Meazza” do të zhvillohet ndeshja e kthimit të gjysmë-finales.

Kështu, ditën e nesërme Leao nuk do të udhëtojë drejt Spezias, por do të qëndrojë në “Milanello”, aty ku përpiqet të arrijë në formën e tij më të mirë, për të zbritur në fushë në ndeshjen më të mirë të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat