Kroati bën gati “valixhet”

Futboll

Kroati bën gati “valixhet”

Më: 11 maj 2023 Në ora: 17:13
Mateo Kovaçiç

Kroati bën gati “valixhet”!

Prej 5 sezonesh pjesë e “bluve” të Chelsea, duket se “aventurës” së, Mateo Kovaçiç në Londër po i vjen fundi, me mesfushorin kroat që do të largohet nga londinezët pas përfundimit të këtij sezoni, një vit para skadimit të kontratës së tij.

Sipas mediave britanike, për Kovacic ka interesim të madh nga Gjermania, por dhe nga Premier Leauge, me Bayern Munich, Manchester City e Manchester United, që po ndjekin me vëmendje situatën e 29-vjeçarit.

Ndërkaq, kujtojmë se Kovacic me fanellën e Chelsea ka fituar trofe presitgjiozë, si Champions League, Europa League, Superkupën e Evropës, Botërorin e klubeve, si dha ka qenë nga 2 herë finalist në FA Cup dhe Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat